Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘McGonigal’, teksa pranoi kërkesën e opozitës për komisionin hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Kushtetuesja u nda për dy çështjet. Me shumicë votash, por me linja të ndryshme arsyetimi, gjykata vendosi të mos pranojë kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor ‘McGonigal’ me arsyetimin se nuk plotësonte kriteret kushtetuese. Po për këtë çështje, Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues “çështje e veçantë”.