Top News – Rrëzohet qeveria në Francë, Macron në telashe përballë krizës politike
04/12/2024 22:51

Ligjvënësit francezë votuan për rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit, Michel Barnier, vetëm tre muaj pasi ai mori pushtetin. Mocioni I mosbësimit u mbështet nga ekstremi i djathtë dhe 331 deputetë në Parlamentin prej 577 vendesh. Qeveria e kryeministrit Michel Barnier, bëhet kështu e para që shkarkohet përmes mosbesimit në 60 vitet e fundit. Ndërkohë në Francë është thelluar akoma më shumë kriza politike, pasi presidenti Emanuele Macron duhet të zgjedh pasardhësin e Branierit që u zgjodh në krye të qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën gjatë verës, ku asnjë parti nuk fitoi shumicën absolute. Çka favorizoi ekstremin e djathtë që të kishte rol vendimtar në mbijetesën e Qeverisë. Asambleja Kombëtare debatoi për mocionin e ngritur nga e majta, që kishte mosmarrëveshje me Qeverinë sa i përket buxhetit për vitin e ardhshëm. Kreu I parlamentit kërkoi nga Barnier që të japë dorëheqjen dhe ta dorëzojë tek presidenti Macron, I cili u kthye në Paris disa orë para se të votohej mocioni, pasi përmbylli vizitën treditore në Arabinë Saudite. Një ditë më herët ai akuzoi ekstremin e djathtë të Marine Le Pen për “cinizëm” për shkak të mbështetjes së ofruar për mocionin e mosbesimit. Sipas ligjeve, Macron nuk mund të shpallë zgjedhje të reja brenda një viti, pasi votimet u mbajtën në verë, duke bërë që presidentit francez t’i zvogëlohen opsionet për tejkalimin e krizës politike.

Top News – ‘Kriminelët s’kanë vend në foltore’. Erdogan i ashpër me Netanyahun – Të japë llogari!
26/09 20:00
Top Channel/ Kush është gjenerali Wendt? Mbi 3 dekada karrierë në ushtri, shërbim në NATO Afganistan
26/09 19:33
Top News – Protestë kundër emigrantëve. Spanjollët mbushin sheshet- Ashpërsoni masat
26/09 19:30
Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09 19:23
Top Channel/ Trump: Refuzova planin e Iranit! Ata duan marrëveshje se po humbasin keq
26/09 19:19
Top News- Vuçiç merr garancinë e Putinit para dorëheqjes, zbulohen kërkesat e Beogradit për Moskën
26/09 19:00
Top Channel/ Polonia “merr me të mirë” Trump: 15.000 USD për cdo ushtar amerikan të stacionuar atje!
26/09 17:59
Top News – Beteja për të mbetur fëmijë/ 5-vjeçarja hyri në pubertet kur ishte vetëm 10 muajshe
26/09 15:42
Top Channel/ Shërbimi i detyruar ushtarak, “plasin” protestat në Gjermani: Studentët kundër!
26/09 14:40
Top News- TikTok paguan 100 milionë dollarë dhe kufizon përdorimin për fëmijët në Alabama
26/09 13:20
Top News – Shembja e godinës në Athinë/ Tre shqiptarë mes viktimave, trupat ende nën rrënoja
26/09 12:46
Top News- Irani i ofron marrëveshje SHBA-së, gati për të rihapur Ngushticën e Hormuzit
26/09 12:46
Top News- ‘Bora e përjetshme’ drejt zhdukjes, çfarë po ndodh me Malet Paupas, klima po “vdes”
26/09 12:44
Top Channel/ Papa në Paris jep alarmin: Të mbrojmë jetën njerëzore, kujdes me AI-n!
26/09 12:25
Top Channel/ Ozempic paditet për humbje shikimi, dhjetëra përdorues e çojnë në gjyq
26/09 12:22
Top Channel/”Çmendet” Inteligjenca Artificiale: Sistemet e OpenAI sulmojnë faqet e qeverisë së SHBA!
26/09 11:33
Top Channel/”AI mund të shkaktoje 1 miliard të vdekur”: Reagime ndaj deklaratës së Bill Gates!
26/09 11:33
Top Channel/ Trump refuzimin propozimin iranian për paqe: Pas zgjedhjeve, rinisim bombardimet!
26/09 11:13
Top Channel/ Gates: AI mund të zhdukë 1 mld njerëz! Nuk ka pasur kurrë një armë kaq të fuqishme
25/09 23:03
Top Channel/ Dokumentet tronditëse! Hitleri vrau mbesën e tij?!
25/09 23:02