Gjykata Administrative rrëzoi padinë e krybeashkiakut të Tiranës, i cili kërkonte shfuqizimin e drekretit të emërimit si prokuror të Ols Dado në vitin 2008, me pretendimin se nuk e ka kryer shkollën e magjistraturës Gjyqtari Hazbi Balliu rrëzoi kërkesën me argumentin se Veliaj ka interes të tërthortë jo të drejtpërdrejtë, ndërsa bashkia e Tiranës nuk ka asnjë interes. “Vendimi dihej, por shyqyr e mori vesh mileti”-dreklaroi Veliaj pas dhënies së vendimit, ndërsa avokati i tij Plarent Ndreca tha se beteja e kryebashkiakut kundër prokurorit nuk do të mbarojë këtu.