Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndërit të tij Jamarbër Malltezi për revokimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Sipas vendimit, ish-kyeministri Sali Berisha dhe Malltezi do të vijojnë të qëndrojnë në arrest në shtëpi. Avokati i tyre, Genc Gjokutaj, ka kundërshtuar vendimin, duke sulmuar GJKKO-në të cilën e ka quajtur si një “komisariat politik”.