Një helikopter ushtarak është rrëzuar në lindje të Turqisë, duke vrarë nëntë ushtarë që ndodheshin në bord dhe duke plagosur katër të tjerë, tha Ministria e Mbrojtjes. Helikopteri u rrëzua në qytetin Tatvan, që është i banuar me shumicë kurde, transmeton agjencia e lajmeve AP. Ky qytet gjendet në provincën Bitlis.