Një avion stërvitor i Forcave Ajrore Greke është rrëzuar mëngjesin e së mërkurës, në veriperëndim të aeroportit të Kallamatës, në gadishullin e Peloponezit, ku si pasojë ka humbur tragjikisht jetën piloti i avionit. Avioni ka humbur kontrollin ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues. Bëhet fjalë për një avion stërvitor T-2, dyvendësh. Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajtore greke, avioni u rrëzua rreth orës 11:28.