Njëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një avion civil që transportonte parashutistë u rrëzua pranë aeroportit Nancy-Essey, në Francë. Sipas autoriteteve lokale, viktimat janë piloti, pesë studentë dhe pesë instruktorë të një shkolle parashutizmi. Avioni ishte ngritur pak më herët nga aeroporti kur ndodhi aksidenti. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën përreth aeroportit, ndërsa ministri i Brendshëm francez shkoi në vendngjarje. Autoritetet konfirmuar se asnjë kalimtar nuk mbeti i lënduar. Po ashtu, u njoftua se familjarët e viktimave ndodheshin në aeroport në momentin e rrëzimit të avionit. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.