Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02/2026 14:41

Një avion luftarak turk F-16 u rrëzua në provincën perëndimore të Balıkesir të mërkurën në mëngjes, duke vrarë pilotin, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Kontakti radio u humb me avionin, i cili u ngrit nga Komanda e Bazës së 9-të të Avionëve Reaktivë në Balıkesir në orën 12:56 minuta të mëngjesit sipas orës lokale, tha ministria në një deklaratë. Operacionet e kërkim-shpëtimit filluan menjëherë dhe më pas u gjetën mbetjet e avionit, shtoi ajo. Mbetjet e avionit u gjetën pranë autostradës Stamboll-Izmir ndërsa piloti i vrarë u identifikua si Majori i Forcave Ajrore, İbrahim Bolat. Mbetjet nga aksidenti u shpërndanë në një zonë të gjerë pranë autostradës, sipas raportimeve të mediave turke. Forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u dërguan në vendngjarje. Autostrada Stamboll-Izmir u mbyll përkohësisht. "Piloti ynë humbi jetën. Shkaku i aksidentit do të përcaktohet pas një hetimi të nisur tashmë nga ekipi i ekzaminimit në terren", tha ministria, duke shprehur ngushëllimet për familjen e pilotit. Guvernatori i provincës Balıkesir, Ismail Ustaoglu, gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij. Ministri i Drejtësisë Akin Gurlek tha se Zyra e Prokurorit Publik në Balıkesir ka nisur një hetim zyrtar për rrëzimin. Gurlek tha se kryeprokurori publik, zëvendëskryeprokurori dhe dy prokurorë të tjerë kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Turqia pezulloi fluturimet e avionëve të saj ushtarakë të transportit C-130 në nëntor pasi një prej tyre u rrëzua në Gjeorgjinë fqinje ndërsa kthehej nga Azerbajxhani, duke vrarë të 20 personat që ndodheshin në bord.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58