Autoritetet në Kosta Rika konfirmuan se milioneri gjerman Rainer Schaller dhe familja e tij ndodheshin në bordin e një avioni të vogël që u rrëzua në karaibe ndërkohë që përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë pasi vetëm dy trupa janë gjetur deri më tani. Një burim nga ministria e sigurisë në vend, tha për AFP se Schaller 53 vjec dhe pesë persona të tjerë ishin në listën e pasagjerëve të avionit që u rrëzua të premten pranë brigjeve të provincës lindore Limon.