Gjykata e Posaçme e Apelit nuk mori parasysh asnjë argument që u dha në seancën e gjyqit nga avokatët e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku dhe të dy vartësve të saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke konfirmuar vendimin e GJKKO të datës 22 nëntor. Në lidhje me ankimin e ushtruar nga Balluku, gjyqtarja Miliana Muça u shpreh vetëm për masën “ndalim i daljes jashtë territorit”, ndërsa la pezull shqyrtimin për masën tjetër, deri në momentin që do shprehet Gjykata Kushtetuese në datën 22 janar.