Top News- Rrëzimi i Bashar al-Asad/ Ministri i Jashtëm turk takon kreun e rrebelëve
22/12/2024 21:30

Pas rrëzimit të Bashar al-Asad, Turqia nuk ka humbur kohë për të vendosur kontakte zyrtare me kreun e rrebelëve, që tashmë ka marrë pushtetin në Siri, Ahmed Al-Sharaa, I njohur ndryshe edhe si Abu Muhammed al-Golani. Ka qenë ministri I Jashtëm turk, Hakan Fidan, I cili ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Damask të Sirisë, ku është pritur nga Al-Golani. Lajmi është bërë publik nga vetë Ministria e Jashtme e Turqisë, pa dhënë detaje të tjera nga ky takim. Fotografitë dhe pamjet e shpërndara nga ministria tregojnë Fidanin dhe Sharaan, udhëheqësi i grupit islamik Hayat Tahrir al-Sham që drejtoi operacionin për rrëzimin e Bashar Assadit dy javë më parë, të pasuar nga një delegacion i gjerë dhe më pas duke pozuar për fotografi. Të dy ata shihen gjithashtu duke shtrënguar duart, duke u përqafuar dhe duke buzëqeshur. Ky takim vjen dy ditë pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi I tij do të ndihmojë administratën e re të Sirisë të formojë një strukturë shtetërore dhe të hartojë një kushtetutë të re, duke shtuar se zoti Fidan do të shkonte në Damask për të diskutuar këtë strukturë të re, por pa dhënë një datë. Ibrahim Kalin, kreu i agjencisë turke të zbulimit MIT, vizitoi gjithashtu Damaskun më 12 dhjetor, katër ditë pas rënies së Assadit. Ankaraja kishte mbështetur për vite me radhë rebelët që përpiqeshin të rrëzonin Assadin dhe përshëndeti fundin e sundimit brutal pesë dekadash të familjes së tij pas një lufte civile 13-vjeçare.

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50