Rrëzimi i një avioni pasagjerësh që u mori jetëm 132 personave në Kinë mund të ketë qenë i qëllimshëm. Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur autoritetet pas hetimeve për rrëzimin pingul të avionit Boeing 737-800. Avioni u rrëzua gjatë fluturimit nga Kunmingu për në Guangzhoi në 21 mars në një zonë malore të vendit. Ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke folur për mediat, pohuan se krahët e mjetit nuk ishin hapur mirë dhe bishti i tij ishte i mbyllur dhe në mënyrë që të ndodhin këto sipas tyre, duhet të ndërhynte patjetër faktori njeri.