Top News – Rrëzimi i Assadit, vepër e Amerikës! Lideri suprem i Iranit fajëson SHBA-në dhe Izraelin
11/12/2024 14:29

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei, tha se rrëzimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ishte rezultat i një plani të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Ai shtoi se një nga fqinjët e Sirisë kishte patur gjithashtu rol, por nuk e përmendi me emër. Mesa duket, Khamenei iu referua Turqisë, e cila ka mbështetur rebelët kundër Assadit. “Ajo që ndodhi në Siri, ishte planifikuar kryesisht në dhomat e komandës së Amerikës dhe Izraelit. Ne kemi prova për këtë. Një qeveri fqinje e Sirisë ishte gjithashtu e përfshirë. Ajo kishte rol të qartë dhe vazhdon ta ketë”, tha Khamenei gjatë një fjalimi që u transmetua nga media shtetërore iraniane. Regjimi i Assadit në Siri ra pak ditë më parë, kur pushtetin e mori organizata Hayat Tahrir al-Sham (HTS), e shpallur terroriste nga SHBA-ja. Përmbysja e Assadit shihet si një goditje e rëndë ndaj aleancës politike dhe ushtarake të “Boshtit të rezistencës”, të udhëhequr nga Irani. Kjo aleancë kundërshton ndikimin e Izraelit dhe të SHBA-së në Lindjen e Mesme. Irani shpenzoi miliarda dollarë për ta mbështetur Assadin gjatë luftës civile në Siri, që ka shpërthyer në vitin 2011, dhe ka dislokuar Gardën e tij Revolucionare në këtë vend për ta mbajtur aleatin e tij në pushtet. Disa orë pas rënies së Assadit, Irani tha se pret që marrëdhëniet me Damaskun të vazhdojnë dhe bëri thirrje për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që përfaqëson të gjitha segmentet e shoqërisë siriane. Në anën tjetër, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se do të angazhohet me të gjitha grupet siriane “për të krijuar një rrugë tranzicioni nga regjimi i Assadit drejt një Sirie të pavarur dhe sovrane”.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04