Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur përfundimisht urën e vjetër të Milotit, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse të saj, si pasojë e marrjes së zhavorrit në lumë dhe mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe kalimi mbi të është bërë i pamundur. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar nëse do të ndërhyhet për riparimin e saj apo cili do të jetë fati përfundimtar i kësaj ure strategjike.