Avionët luftarakë F-16 u ngritën për të kapur dy mjete fluturuese të paligjshme që fluturonin pranë fushës së golfit të Donald Trump ndërsa presidenti po qëndronte atje. Komanda e Mbrojtjes Hapësinore të Amerikës së Veriut, NORAD, konfirmoi se ishte detyruar të shoqëronte dy avionë jashtë zonës. Trump ndodhej në klubin e golfit në Bedminster, në Nju xhersi, ku mbërriti të premten për të kaluar fundjavën duke luajtur në fushë. Zyrtarët thanë se të dy mjetet e kapura ishin avionë civilë dhe asnjë prej të tyre nuk përbënte kërcënim real.