Ministri i mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëroi rritje të intensitetit të reshjeve gjatë gjithë kësaj jave, kryesisht në pjesën veriperëndimore të vendit. Peleshi argumentoi se situata do të agravojë me fryrje të përrenjve dhe mund të bëhet shkak për përmbytje lokale, ndaj duhet marrë të gjitha masat paraprake.