Protestuesit e zemëruar sulmuan një hotel në Minesota ku dyshonin se qëndronin agjentët federalë, mes trazirave që pasuan të shtënat fatale mbi Alex Prettin. Skena kaosi u panë jashtë një hoteli në Minneapolis, të dielën në mbrëmje, një ditë pasi infermeri 37 vjecar u qëllua për vdekje nga agjentët e emigracionit. Protestuesit thyen dritaret dhe lyen fasadën e hotelit me bojë të kuqe ndërkohë që protesta u mbajtën në të gjithë vendin. U desh ndërhyrja e policisë për të vënë nën kontroll zemërimin dhe për të shpërndarë protestuesit.