Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit këtë të dielë dhe shumica e tyre kaluan vijën ndarëse në Ngushticën e Tajvanit, thanë autoritetet në Taipei. Sipas autoriteteve, avionët kineze kryen misione të paspecifikuara “me rreze të gjatë veprimi”. Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit tha se 20 avionë u detektuan mëngjesin e së dielës të cilat kaluan vijën që ndan Tajvanin nga Kina dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit vetëqeverisës.