Një pesëdhjetë vjeçare në Francë humbi jetën si pasojë e një rrëqitjeje dheu. Ajo ishte së bashku me bashkëshortin e saj i cili mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës të së mërkurës. “Një rrëshqitje balte përfshiu këtë zonë prej rreth dhjetë shtëpish dhe u grumbullua veçanërisht në një shtëpi”, tha për AFP kryebashkiaku duke specifikuar se “fasada e banesës u rrëzua. “Zotëria arriti të shpëtonte, me mavijosje në kokë, por zonja u morr nga rrjedha e baltës”, shpjegoi ai i tronditur. Shumë zjarrfikës u vendosën dhe ekskavatorët pastruan rrënojat nga rruga e lyer me baltë.