Reshjet e shiut që kanë shoqëruar mbrëmjen në qarkun e Lezhës kanë sjellë probleme në disa fshatra me furnizim me energji elektrike. Gjithashtu, në bashkinë Mirditë ka patur probleme në Bukmirë ku rrëshqitjet e gurëve bllokuan për disa minuta qarkullimin e automjeteve. Banorët shprehen se e kanë patur të pa mundur të dërgojnë fëmijët në shkolle dhe thonë se kjo situatë përsëritet shpesh sa herë ka reshje të dendura shiu.