Moti i keq dhe rikthimi i reshjeve intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Seelenicës në Vlorë. Si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën që lidh Selenicën me fshatin Bashaj. Rrëshqitja e gurëve ka zënë dhe ka vrarë 50 keca në tufën e bagëtive që ndodheshin në një stan dhe ishte zonën që u prek nga rënia e masivit shkëmbor. Nga sasia e dherave dhe gurëve të rënë mësohet se rruga qarkullimi i mjeteve është i bllokuar. Në fshatin Bashaj kanë mbërritur forcat xheniere të ushtrisë, dhe së bashku me punëtorë të bashkisë së Selenicës po punohet për hapjen e saj.