Policia e Lezhës thotë se ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se morën dhe mbajtën peng në garazhin e një pallati një 19-vjeçar me qëllim grabitjen e parave. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Në pranga ka përfunduar 20-vjeçari Mateos Brozi dhe 19-vjeçari Ergys Tusha, ndërsa policia thotë se ka sekuestruar 220 mijë lekë që autorët dyshohet se ja kanë marrë viktimës, një automjet dhe dy celularë.