Top News – ‘Rrëmujë’ në BE për ndihmat e palestinezëve / Tërhiqet vendimi për pezullimin e pagesave
10/10/2023 11:53

Komisioni Evropian tha të hënën vonë se ndihmat humanitare për palestinezët nuk do të pezullohen, duke e hedhur poshtë një deklaratë paraprake të njërit prej zyrtarëve të vet të lartë. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha të hënën gjatë ditës se pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit të shtunën “të gjitha pagesat [për palestinezët] do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”. Në një reagim më vonë, Komisioni Evropian e kundërshtoi zyrtarin e vet Varhelyi, duke thënë se “nuk do të ketë pezullim të pagesave”. Komisioni nuk dha shpjegim për këtë rrëmujë. Që nga e shtuna, përkrahja e 27 vendeve të BE-së për Izraelin ka qenë e madhe, të cilat kanë thënë se vendi ka çdo të drejtë brenda ligjit ndërkombëtar të mbrojë veten në luftë me Hamasin. Ndërkohë, Spanja e ka kundërshtuar ndaljen e ndihmave për palestinezët, me ministrin e Jashtëm në detyrë të saj, Jose Manuel Albares, që tha të martën se “ky bashkëpunim duhet të vazhdojë patjetër, sepse nuk mund ta përziejmë Hamasin, të cilin BE-ja e ka në listën e grupeve terroriste, me popullin palestinez, apo autoritetin palestinez, apo organizatat e Kombeve të Bashkuara në terren”. Ai tha për radion spanjolle Cadena SER se territoret palestineze me gjasë do të kenë nevojë për më shumë ndihma në të ardhmen e afërt, pas sulmit të Hamasit kundër Izraelit të shtunën dhe bombardimeve hakmarrëse izraelite ndaj Rripit të Gazës si pasojë. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot për të biseduar për këtë çështje.Të nënën, Izraeli njoftoi rrethimin e plotë të Rripit të Gazës, duke mos lejuar futjen e ushqimit dhe ujit, si dhe duke e ndërprerë furnizimin me rrymë. Kjo ka nxitur frikë se gjendja tashmë e rëndë humanitare në Gaza do të përkeqësohet shumë shpejt.

Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54