‘Rregullat e GJKKO kufizojnë punën e gazetarëve dhe të drejtën e publikut për t’u informuar”- Me këtë arsyetim, rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojë zbatimin e rregullores së publikuar, e cila parashikon kufizime për punën e gazetarëve. Safejournalistës kërkon që rregullat duhen rishikuar përmes konsultimit me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjore dhe shoqërinë civile. Në një reagim të gjatë, rrjeti vëren se këto masa të reja rrezikojnë raportimin në kohë për çështje me interes të jashtëzakonshëm publik.