Dispozitat që lidhen me median në Rregulloren e re të Brendshme të miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka hryë në fuqi nga kjo e martë janë kundërshtuar nga shoqatat e gazetarëve. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh keqardhjen që rekomandimet dhe shqetësimet e ngritura nga komuniteti I gazetaëve nuk janë marrë parasysh.