Ndonëse rregullorja e GJKKO ka paralizuar të gjitha gjyqet prej tre ditësh për shkak të bojkotit të avokatëve, gjykata e posaçme e shkallës së parë, nuk është tërhequr. Rregullat e reja të cilësuara si pengesë për punën e tyre por edhe të gazetarëve, të hënën do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë do të kërkojë nga Organi kushtetues gjyqësor të pezullojë dhe të shpallë si antikushtetuese rregulloren e gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.