Unioni i Gazetarëve dhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë njëzëri kanë dënuar rregulloren e re të Gjykatë së Posaçme, që kufizon ndjeshëm aksesin e medias në proceset gjyqësore. Unioni e konsideron rregulloren e re, që hyn në fuqi nga data 1 shtator si antikushtetuese dhe në shkelje të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.