Mbi 10 gjyqe janë shtyrë këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme për shkak të bojkotit pa afat të avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO. Mes seancave të shtyra ishte edhe gjyqi për dosjen Partizani, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë. Tekst- Pas shtyrjes së seancës për në datën 28 shtator, Jamarbër Malltezi tha se pajtohet me bojkotin e avokatëve. Megjithëse se rregullorja nuk lejon telefonat për askënd, gjatë seancës u vu re se treshja e gjyqtarëve kishte telefona në gjyq.