Top News – Rrëfet patronazhisti në “Breaking”/ ‘Patronazhimi, një sondazh i kryer vullnetarisht’
19/04/2021 13:05

Çështja e patronazhistëve të Partisë Socialiste ka qenë në fokus të opinionit publik por edhe të replikave të shumta ndërmjet krerve të partive politike në vend. Për të shpjeguar më shumë sesi funksionon dhe se si arrin t’i mbledhë të dhënat një patronazhist ka qenë i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, një prej tyre , i cili vendosi të ruante anonimitetin. Sipas tij, roli i patronazhistit në Partinë Socialiste është kryerja e sondazheve politike në lidhje me zgjedhjet parlamentare. Puna zhvillohet duke trokitur derë më derë ose duke kontaktuar në telefon me qytetarët të cilët me vullnetin e tyre të plotë, zgjedhin të japin apo jo informacion për patronazhostët. I ftuari i “Breaking” specifikon se asnjë informacion nuk është vjedhur dhe çdo detaj i databazës së publikuar është dhënë me dëshirën e plotë të qytetarëve. Sipas tij çdo parti politike në vend ka zyrat e veta në çdo zonë, në çdo njësi administrative. Aty mblidhen organizatat partiake, ku mblidhen edhe patronazhistët, detyra e të cilëve është të mbajnë shënim përgjigjet që u japin vetë qytetarët. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me informacionet konfidenciale që u zbuluan në databazën e publikuar pak ditë më parë. Sipas patronazhistit edhe numri i kartës së identitetit dhe numri i telefonit jepen nga vetë qytetarët. Më pas kur vjen dita e zgjedhjeve shikohet nëse sondazhi i kryer nga patronazhistët ka qenë i saktë apo jo. Kjo punë është totalisht vullnetare dhe çdo qytetar që dëshiron të japë kontributin e vet në një parti politike mund të bëhet patronazhist, pa marrë asgjë në këmbim.

Top Channel/ Rama: Lironi Lungomaren! Bizneseve: Hiqni vetë barrikadat nga trotuaret
06/07 22:59
Top Channel/ Rutte: Nëse Kina sulmon Tajvanin, Xi do i kërkojë Putinit luftë ndaj NATO-s
06/07 22:56
Top News- Rama merr shembull Parisin e Londrën/ Reagon për zaptimin e hapësirave publike
06/07 22:26
Top News- Presidenti izraelit pret Netanyahun/ Kërkon marrëveshje me Palestinën, edhe me kosto
06/07 21:21
Top News- Korrupsionin në doganën e Qafë Botës, zbardhen bisedat mes doganierëve grekë
06/07 20:46
Top Channel/ Kosto e lartë, çmimi i ulët! Fermerët tregojnë vështirësitë
06/07 20:28
Top Channel/ Zjarret shtohen, sigurimet ulen! Dëme të mëdha në prona, shqiptarët s’sigurohen
06/07 20:26
Top Channel/ Perimet shtrenjtohen rrugës! Fermerët i shesin lirë, blerësit i 3-fishojnë
06/07 20:24
Top Channel/ 6 mijë vende pune të lira! Të gjitha profesionet që kërkohen
06/07 20:21
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top Channel/ Thellohet tragjedia në Teksas, 68 viktima nga përmbytjet, mes tyre 21 fëmijë
06/07 20:11
Top Channel/ Vlora pastrohet/ Aksion për lirimin e hapësirave publike dhe pastrimin e gjelbërimeve
06/07 19:53
Top Channel/ Zjarri shuhet, tymi toksik vazhdon në Elbasan, mbetjet lëshojnë gazra të dëmshëm
06/07 19:50
Top News- Aksidenti i dytë brenda 24 orësh/ Makinat përplasen në Peqin, 2 të plagosur
06/07 19:06
Top Channel/ Aksident ne aksin rrugor Elbasan-Peqin, dy persona te plagosur
06/07 18:01
Top News- Nis lirimi i hapësirave në kryeqytet, Hoxha: Strukturat do vijojnë me vendosmëri
06/07 17:26
Top Channel/ Gjermanët kërkojnë falje në Borovë/ Përkujtohet vr*sja e 107 banorëve, 82 vite më parë
06/07 15:12
Top News- Zaptoi plazhin tek ‘Uji I Ftohtë’, e pëson administratori, sekuestrohen shezlongët
06/07 15:08
Top Channel/ Arrestohet polici fajdexhi/ Oficerit të antidrogës i gjenden 5 automjete
06/07 15:02
Top News- Kod inteligjent për të hapur derën, babë e bir krijuan laboratorin e fshehtë në një dhomë
06/07 14:45