Top News – ‘Rrebesh’ sanksionesh mbi Rusinë / Perëndimi e ndëshkon: Kemi akoma të tjera…!
23/02/2022 12:39

Më shumë vende perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, pas Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Britanisë në përpjekje për të ndëshkuar Moskën për veprimet e saj në Ukrainë. Australia tha se do të bashkohej me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë duke shënjestruar dy banka ruse dhe duke vendosur ndalime udhëtimi për tetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Putinit. Kryeministri Scott Morrison – si udhëheqësit në Shtetet e Bashkuara dhe Britani – tha se sanksionet ishin grupi i parë në një arsenal sanksionesh të mundshme që Australia mund të përdorë kundër Rusisë. Ndërkohë, kryeministri japonez, Fumio Kishida, përshkroi gjithashtu masat kundër Rusisë, duke thënë se qeveria e tij do të ndalojë shpërndarjen e re të letrave me vlerë të qeverisë ruse në Japoni. Japonia do të ndalojë gjithashtu udhëtimin e njerëzve të lidhur me dy rajonet separatiste ukrainase dhe do të ngrijë asetet e tyre në Japoni, tha Kishida. Lëvizjet vijnë pas vendimit të Putinit për të njohur dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si shtete të pavarura dhe për të dërguar trupa atje, veprime që u dënuan nga Perëndimi, Kombet e Bashkuara dhe vende e organizata të tjera. Uashingtoni vendosi më herët sanksione ndaj dy bankave ruse dhe sanksionet për të bllokuar qasjen e Moskës në institucionet financiare perëndimore. Britania, BE-ja dhe Kanadaja njoftuan sanksione të ngjashme kundër Moskës, ku shumica thonë se mund të vendosen masa më serioze nëse Rusia kryen një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Në anën tjetër, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se vendi i tij po pezullonte procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia në reagim ndaj veprimeve të Moskës në Ukrainë.

Top Channel/ Trump me fasho ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë insiston: Nuk është i sëmurë!
12/12 15:55
Top Channel/ Përmbytje historike në SHBA: Niset Garda Kombëtare, njerëzit merren me helikopterë!
12/12 15:33
Top Channel/ Gjermania, hapur kundër Rusisë: Sulmuat kontrollin tonë të trafikut ajror!
12/12 15:13
Top News – Rrëqeth 11 vjeçari ukrainas: Bomba e Putinit më vrau nënën! Përkthyesja shpërthen në lot
12/12 14:47
Top News – Putin përgatit terrenin për ‘tërheqje’ / Mund të ‘mos e pëlqejë’ planin e ri për Ukrainën
12/12 14:22
Top News – Turqia nuk heq dorë nga S-400 e Rusisë / Bisedime me SHBA-në për F35 dhe sanksionet
12/12 14:20
Top News – Avioni rrëzohet mes makinave / Ulje emergjence në rrugën e ngarkuar, dy të lënduar
12/12 14:20
Top News – Yjet bien në tokë këtë fundjavë / Shi meteorësh në qiell, shfaqje spektakolare
12/12 14:20
Top News – SHBA shënjestron naftën e Venezuelës / Trump do të konfiskojë më shumë çisterna
12/12 14:08
Top News – ‘Horror’ në Meksikë. Eshtra njerëzore pranë stadiumit të Kupës së Botës
12/12 13:56
Top News – Donte të hapte derën e avionit në ajër / Arrestohet 20 vjeçari, shkaktoi panik në bord
12/12 13:43
Top News – Kroacia blindohet me Leopardë gjermanë / Tanket e veta jugosllave ia dhuroi Ukrainës
12/12 13:35
Top News – Anëtarja e NATO-s në panik / Turqia ngre alarmin për rënien e lindshmërisë: Po plakemi
12/12 13:35
Top News – ‘Arkitektët e IA’, personi i vitit në Time / ‘Titanët që po transformojnë njerëzimin’
12/12 12:07
Top Channel/ Zelensky: Marrëveshjen e paqes e pengon Donbasi, SHBA po bën presion “të paparë”!
12/12 12:03
Top Channel/ Gaza, s`kanë fund fatkeqësitë: Pas shkatërrimit të luftës, vijnë përmbytjet!
12/12 12:02
Top Channel/ BE, ujdi për asetet e ngrira të Moskës? Reagon me kërcënim Banka Qendrore e Rusisë!
12/12 12:01
Top News – ‘Bomba bërthamore’ financiare. Arma sekrete me të cilën BE po ‘frenon’ Donald Trump
12/12 11:51
Top News – Kamikazë mbi Moskë, ndalen fluturimet / Rusia rrëzon 90 dronë ukrainas gjatë natës
12/12 11:37
Top News – Zelenski: Ja plani i SHBA për Ukrainën! Tërheqje nga Donbasi dhe zonë e lirë ekonomike
12/12 11:29
BILETA Portokalli - Bileta