Një ‘rrebesh raketash’ ka goditur Izraelin në orët e para të mëngjesit të të shtunës, duke shkaktuar edhe viktima, teksa autoritetet kanë shpallur gjendjen e alarmit të luftës. Autorësinë e sulmit e ka marrë përsipër grupi palestinez Hamas, që pretendon se ka lëshuar më shumë se 5 mijë raketa nga Rripi I Gazës drejt Izraelit, në atë që ata e quajnë ‘Stuhia Al Aksa’.