Top News/ Rrebesh raketash ‘Fadi 1’ mbi Izrael / Hezbollahu sulmon në një vjetorin e luftës në Gaza
07/10/2024 12:08

Hezbollahu sulmoi me raketa qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifa, tha policia izraelite të hënën. Ndërkohë, mediat izraelite raportuan se 10 persona u plagosën në veri të vendit nga sulmet në përvjetorin e parë të luftës në Rripin e Gazës, luftë që tani është përhapur në Lindjen e Mesme. Hezbollahu, një aleati Hamasit, tha se sulmoi një bazë ushtarake në jug të Haifës me një breshëri raketash “Fadi 1”. Mediat izraelite thanë se dy raketa ranë në bregdetin mesdhetar të Haifës, ndërsa pesë të tjera goditën Tiberiasin, rreth 65 kilometra larg. Policia tha se disa ndërtesa dhe prona janë dëmtuar dhe se u raportua për disa të plagosur lehtë. Ushtria izraelite në anën tjetër bëri të ditur se avionët e saj luftarakë goditën objektiva që i përkisnin Selisë së Inteligjencës së Hezbollahut në Bejrut, dhe shkatërroi mjete për grumbullimin e informacioneve, qendra komanduese dhe infrastruktura të tjera. Ushtria izraelite tha se në orët e fundit kishte bombarduar depot e armëve të Hezbollahut në zonën e Bejrutit. Sulmet ajrore goditën gjithashtu objektiva të Hezbollahut në Libanin e Jugut dhe zonën e Bekës, tha ushtria. Izraeli e fajëson Hezbollahun se qëllimisht i ka vendosur qendrat e komandës dhe ka fshehur armatimin nën ndërtesat e banimit në zemër të Bejrutit, duke rrezikuar popullsinë civile. Të hënën, izraelitët shënuan përvjetorin e parë të sulmit vdekjeprurës që Hamasi e kreu në jug të Izraelit. Ai sulm shkaktoi një luftë e cila ka nxitur protesta në mbarë botën dhe rrezikon të ndezë një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë në gjithë Izraelin të hënën, thanë ushtria dhe policia, duke parashikuar sulme të mundshme palestineze të planifikuara për përvjetorin e parë të 7 tetorit, kur edhe filloi përgjakja më e rëndë në konfliktin që zgjat prej dekadash izraelito-palestinez.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20