Momenti i të vërtetës ka mbërritur për roverin Perseverance të agjencisë hapësinore amerikane. Roboti me gjashtë rrota po i afrohet shpejt Marsit, pas një udhëtimi shtatë mujor dhe 470 milionë kilometra të gjatë, nga toka, për atë që padyshim do të jetë pjesa më sfiduese e misionit të tij. Ai duhet të ulet i sigurt në planetin e kuq, në një detyrë që ka turbulluar shumë misione para tij.