Ndërsa messi rezulton futbollisti me numrin më të madh të fanelave të shitura, Cristiano Ronaldo i kundërpërgjigjet në një mënyrë tjetër argjentinasit teksa është sportisti më i kërkuar në rrjetet sociale. Sipas një studimi të kryer nga media portugeze rezulton se emri i yllit portugez të manchester united është kërkuar 11 milionë herë në muaj në motorët e kërkimit në internet.