Gazetari kroat Domagoj Margetiq ka publikuar dokumente të cilat, sipas tij, janë pjesë e dokumentacionit të brendshëm dhe sekret të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës që lidhen me rolin e Aleksandar Vuçiqit në Rrethimin e Sarajevës. Në qendër të materialit është një dokument i datës 17 shkurt 1995, i lidhur me përpunimin operacional të koduar “Lovac”, apo “Gjuetari”. Dokumenti i atribuohet Negjad Ugljenit, atëherë drejtues i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës, shkruan The Geopost.