Një vrasje për motive të dobëta është shënuar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës, 05:15 para një lokali në Ksamil. Në shezlongët e plazhit është gjetur pa shenja jete shtetasi francez, 20 vjeç I identifikuar si Miguel Mendes. Sipas mjekut të morgut të Sarandës, 20 vjeçari ka marrë disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor, duke I shkaktuar vdekjen e menjëhershme.