Top News – Roja bregdetare vret turistët me jet ski / Hynë në ujëra algjeriane nga Maroku
01/09/2023 15:03

Roja bregdetare algjeriane ka qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në marok dhe që sic raportohet kaluan në ujëra algjerianë me jet-skitë e tyre. Ata ishin mes katër shtetasve me shtetësi të dyfishtë franko-marokene, që ishin nisur nga resorti maroken i Saidia-s. Një person i tretë i grupit u arrestua nga roja bregdetare që patrullon kufirin e mbyllur mes dy vendeve. Dy shtetety kanë një histori të gjatë tensionesh, të lidhur me pretendimet e marokut në saharanë perëndimore. Kufiri mes tyre u mbyll në 1994 me algjerin që ndërpreu marrëdhëniet dy vite më parë. Algjeria akuzoi Marokun për akte armiqësore, një akuzë kjo e hedhur poshtë nga rabati. Incidenti më i fundit, ka ngjallur zemërim në marok pasi një peshkatar postoi në rrjetet sociale pamjet e një trupi të pajetë që pluskonte mbi det. Mohamed Kissi ishte i vetmi nga grupi prej katër personash që mundi të kthehej në marok. “Ne humbëm por vazhduam të lëviznim deri sa e gjetëm veten në algjeri”, tha Kissi, vëllai i të cilit, Bilal, u vra. Ai shtoi se grupi kishte mbetur po ashtu edhe pa karburant. Ne e dinim se ishim në algjeri sepse një anije e zezë algjeriane erdhi drejt nesh dhe ata që ishin në bord thjeshtë qëlluan – tha ai. Kissi mohoi që grupi të ishte përpjekur të largohej, kur ata u ndaluan nga roja bregdetare dhe i tha medias lokale se i vëllai ishte përpjekur edhe ti fliste zyrtarëve para se të qëllohej. Më pas, Kissi ishte përpjekur të kthehej me not në saidia, ku edhe ishte gjetur nga marina marokene.

Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09
Top News – Sulmuan kishën, vranë nëntë persona / Dënohen me vdekje tre autorët në Jordani
15/11 14:05
Top News – Netanyahu nuk tërhiqet…Kërkon qeveri uniteti: Garanton sigurinë e Izraelit
15/11 14:02
Top News – Në ‘zonën e vdekjes’ në Ukrainë / Shpëtimi vjen nga qielli, dronët e evakuimit në aksion
15/11 14:01
Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51