Rohan Yzeiraj, një talent shqiptar në garat e shpejtësisë, vetëm 10 vjeç, ka arritur të përzgjidhet nga ylli i Formula Uno, Kimi Räikkönen si një pilot premtues për të ardhmen. I ftuar në podcastin e kryeminsitrit Rama, Rohani shpjegoi sesi lindi dëshira për t’u stërvitur për kompeticionet e shpejtësisë, e po ashtu foli për përfaqësimin e Shqipërisë prej tij në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe përzgjedhjen për të qënë pjesë e akademisë së Kimi Räikkönen.