Aktori i mirënjohur, Robert Ndrenika ishte mes dhjetëra qytetarëve dhe mbështetësve të Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj që kërkuan të ndjekin nga salla procesin gjyqësor, që Veliaj ka hapur ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado. Veliaj e akuzon prokurorin Dado se është emëruar nga noter në prokuror në kundërshtim me ligjet e vendit dhe pa pasur Shkollën e Magjistraturës.