Aktori i njohur amerikan Robert De Niro tha sot se beson se presidenti Donald Trump nuk bëhet merak se sa vetë vdesin nga koronavirusi në SHBA. Në një intervistë me rrjetin BBC, De Niro mes të tjerash tha: “Kjo është diçka shekspiriane, kurse ky i çmendur në Shtëpinë e Bardhë kërkon vetëm të rizgjidhet, ai nuk do t’ia dijë se sa njerëz vdesin”. Aktori i Hollywood përsëriti më tej se pandemia botërore e koronavirusit nuk do të godiste kaq rëndë nëse Trump nuk do të kishte marrë masa si “Ligji i Mbrojtjes së Prodhimit”.