Top News – ‘Rivalët’ e Trump përplasen sërish… / Ish presidenti injoron debatin e republikanëve
09/11/2023 11:29

Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, të pesë kandidatët republikanë për president deklaruan mbështetjen e fortë për Izraelin. Por kandidatët u përplasën kur u fol për Kinën dhe Ukrainën, ndërsa përballen me një trysni në rritje për të ngushtuar hendekun që kanë me Donald Trump, i cili përsëri nuk mori pjesë në debat. Në qendër të debatit të tretë ishin pretendetët Ron DeSantis dhe Nikki Haley, kjo e fundit është shfaqur konkurrente në disa sondazhe kombëtare për vendin e dytë ku renditet guvernatori i Floridës. Haley, e cila ka qënë guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, tha se do t’u jepte fund marrëdhënieve tregtare me Kinën “deri sa ata të ndalonin vrasjen e amerikanëve nga fentanili, diçka që Ron ende nuk ka thënë se do ta bëjë”, tha ajo. DeSantis në anën tjetër tha se, “Haley i mirëpriti investimet kineze në shtetin e saj”, duke iu referuar marrëveshjeve për pronat e patundshme dhe të zhvillimin ekonomik. Haley më pas e akuzoi DeSantis se i kishte fshirë të dhënat në faqet zyrtare në internet për të mbuluar faktin se Florida po ashtu ka mirëpritur bizneset kineze. Të pesë pretendentët në skenë u përballën me një urgjencë të re për të ngushtuar hendekun e mbështetjes që gëzon Trump ndërsa afrojnë zgjedhjet paraprake në shtetin e ajovas, një provë mes kandidatëve republikanë. Shumë prej kandidatëve e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin me shpresën për të rritur mbështetjen si konkurrentë të mundshëm përballë ish-presidentit. Ata e kanë vënë theksin tek dallimet e tyre në politikën e jashtme, por gjithashtu e kanë dënuar ashpër edhe Trumpin për kritikat e tij ndaj kryeministrit izraelit pas sulmit të Hamasit dhe cilësimin e grupit që sulmoi Izraelin si ‘shumë të zgjuar’.

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21