Grupi I rithemelimit ka vijuar akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me dokumentarin e transmetuar nga media italiane Rai 3 për çështjen e marrëveshjes së emigrantëve të nënshkruar mes dy vendeve. Përmes një deklarate deputetët demokratë I kanë bërë thirrje autoriteteve italiane që të marrin masa më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3”. Kjo me pretendimin që t’I mbrojë ata nga një sulm hakmarrës nga mafia shqiptare. Pjesë e së cilës thotë Rithemelimi është dhe kryeministri.