Sali Berisha përshëndeti takimin me drejtuesit e departamenteve të Partisë Demokratike dhe foli për sulmet qeveritare që kanë përfshirë Partinë Demokratike dhe qëllimin nga 2021 e deri më sot për një Shqipëri pa opozitë. Gjatë mbledhjes, u fol edhe për hartimin e një program të detajuar, ku shteti ligjor dhe të drejtat e qytetarëve do të jenë shtyllat. Berisha tha se, beteja e PD sot është për krijimin e një qeverie teknike si një kusht themelor i krijimit të mundësisë së rotacionit të pushtetit në Shqipëri me votën e lirë.