Partia Demokratike e Rithemelimit ka hedhur akuza ndaj Thesarit të Shtetit, për fshehje faturash. Nëpërmjet zëdhënëses së Korrupsionit në këtë parti, denoncohet fakti që sipas tyre për një muaj Thesari i Shtetit nuk ka publikuar asnjë faturë. Pikëpyetje Rithemelimi ngre edhe për faturat e datës 15 maj, duke e akuzuar kështu për censurë.