Gjyshi i Rita Orës, Besim Sahatçiu, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” në Pejë. Sahatçiu ka qenë një prej regjisorëve shqiptarë më të shquar në periudhën e ish-Jugosllavisë duke numëruar dhjetëra filma, prodhime televizive, por duke rujatur gjithnjë një lidhje të ngushtë edhe me teatrin. Ndersa sot është mbesa e tij, e cila ndoqi rrugën e artit dhe gëzon një sukses të përmasave të mëdha ndërkombëtare.