Dantellat pak të tejdukshme janë shndërruar në modë, por këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora e ka çuar në ekstrem gjatë daljes së saj në Javën e Modës në Paris. Këngëtarja dhe partnerja e regjisorit Taika Waititi veshi një fustan maxi me dantella me lule nga fundi në krye, me një pamje të guximshme që nxirrte në pah sensualitetint. Nga brenda duken vetëm pantallonat e zeza me bel të lartë, por jo sytjena, teksa me këtë veshje, Rita iu bashkua nismës #freethenipples.