Një lajm I mirë për të gjithë maturantët që vitin e ardhshëm do ti nënshtrohen provimeve të maturës, tani më të gjithë ata që nuk do të jenë dakord me rezultatet e provimeve do të kenë të drejtën për të bërë një ankesë , ku si rjedhojë teza e tyre do të rikontrollohet dhe do të bëhet I mundur rishikimi I notës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja Kushi gjatë një takimi të zhvilluar me Komitetin e Maturës Shtetërore, mësues dhe drejtues të institucioneve arsimore.