Ish-ministri i financave i Britanisë, Rishi Sunak, shpalli të dielën kandidaturën e tij për të zëvendësuar Liz Truss-in si kryeministër. "Mbretëria e Bashkuar është një vend i mrekullueshëm, por ne po përballemi me një krizë të thellë ekonomike”, shkroi ai në Tëitter. "Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për të qenë kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri juaj i ardhshëm”. Kjo është oferta e dytë e 42-vjeçarit për kryeministër brenda pak muajsh.