Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë pret që procesi i rinumërimit për vendvotimet e mbetura të përmbyllet deri në fund të muajit janar, bazuar në dinamikën e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për mediat se në fillim të shkurtit ky institucion është i gatshëm për shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, por nuk nënkupton përfundimin e procesit zgjedhor apo certifikimin e rezultatit. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri ne mesditën e 17 janarit procesi I numërimit ka përfunduar në 27 komuna.