Nesër rifillon fluturimi i parë me Anglinë pas një periudhë gjatë pezullimi të fluturimeve. Aeroporti i Rinasit ndërkohë ka njoftuar disa pika që pasagjerët duhet t’i kenë parasysh. Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Angli, autoritetet kërkojnë që pasagjerët të jenë 3 orë përpara udhëtimit në aeroport, për shkak të listës së gjatë të kontrollit të dokumenteve që kërkohen nga shteti britanik dhe kompania ajrore. Gjithashtu kërkohet një tampon PCR i 72 orëve të fundit.